Kosovë – Suedi – Thellohet bashkëpunimi, në fokus regjistrimi i pronave
Ministri i Ekonomisë së Kosovës, Bedri Hamza zhvilloi një takim me zëvendësministrin për Tregti dhe Bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, Oscar Stenström.
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë kanë qenë edhe çështjet kyçe mbi të cilat u fokusua diskutimi.
Ministri Hamza shprehu falënderimin e tij ndaj përkrahjes së zëvendësministrit Stenström jo vetëm për sektorin e regjistrimit të pronave dhe por edhe për përgatitjen e projektligjit të Tatimit në Pronë, që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërkohë, Stenström shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin ekonomik të Suedisë me Kosovën, veçanërisht në fushën e regjistrimit të pronave, si një nevojë e kahershme për Kosovën.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.