Kosto e pavarësisë së Katalonjës – Ekonomia do të humbiste 30%, papunësia do të dyfishohej
Krahina e Katalonjës në Spanjë, së fundmi ka avancuar më tej në kërkesat për pavarësi nga Spanja.
Por, Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos deklaroi së fundmi se, humbjet për ekonominë e krahinës autonome do të ishin kolosale, në masën 25% deri në 30%. Veç kësaj, papunësia do të dyfishohej në një hark kohor mjaft të shkurtër, paralajmëroi ai.
Gjithsesi, qeveria spanjolle është e bindur se, lufta për pavarësinë e krahinës së Katalonjës është e paligjshme. Ekzekutivi spanjoll është betuar se, çështja do të ndiqet nëpër gjykata.
Për këtë arsye, de Guindos shtoi se, përpjekjet e dërimëtanishme, të intensifikuara vetëm së fundmi, nuk kanë pasur asnjë impakt domethënës në ekonominë spanjolle në tërësi.
“Nuk ka pasur asnjë impakt për momentin dhe kjo lidhet tërësisht me faktin që, tregjet financiare janë të bindura se Katalonja nuk do të bëhet e pavarur”, mbylli ministri spanjoll i ekonomisë fjalën e tij.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.