Kosto e vaksinimit dhe ndihmave në Indi – Pritet t’i kushtojë qeverisë 11 miliardë dollarë shtesë
India do të duhet të shpenzojë një shtesë prej 800 miliardë rupi, apo 11 miliardë dollarë, për të ofruar vaksina dhe ushqim pa pagesë ndaj miliona njerëzve të goditur nga vala vdekjeprurëse e koronavirusit. Qeveria do të caktojë 9.6 miliardë dollarë për të ofruar ushqim tek të varfërit deri në Nëntor, sipas burimeve për Reuters, ndërkohë që administrata do ketë nevojë për 1.4 miliarë dollarë për të ofruar vaksinat pa pagesë. Kryeminstri Narendra Modi, ra në dakordësi këtë Javë për të ofruar injeksionet falas, duke përmbysur politikat e mëparshme ku shtetet nisën të konkurrojnë për furnizime për grupmosha të caktuara, ç’ka solli mungesa të mëdha.
Administrata e tij është kritikuar për keqtrajtimin e valës së dytë të virusit. Në një fjalim në televizionin kombëtar, Modi tha se të gjithë indianët mbi 18-vjeç mund të vaksiohen falas duke nisur nga 21 Qershor, për të shpejtuar imunizimin. Sipas burimeve, qeveria mund të mos ketë nevojë për të provuar tregun e obligacioneve, për shkak të dividentit prej 13.5 mld dollarë që qeveria mori nga banka qendrore si dhe prej flukseve të pritura nga shitjet e aktiveve.
Ekonomsitët thonë se edhe duke përfshirë dividentin nga Banka e Rezervave në Indi dhe shifrat e mira nga të ardhurat tatimore, llogaritë fiskale do të përkeqësohen. India ka administruar 232 milionë doza që kur nisi fushata e vaksinimit në 16 Janar, me vetëm 3.4% të popullsisë që ka marrë 2 doza. Me këtë ritëm, do të duhen rreth 2 vite për të mbuluar 75% të popullsisë, sipas kompanive që gjurmojnë vaksinimin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.