Kostot e “çmendura” të drejtësisë- Dokumenti: Deri në vitin 2021 reforma do u kushtojë shqiptarëve 98 milionë euro
Deri në vitin 2021, reforma në drejtësi, organet e reja bashkë ndryshimet e shumta institucionale që bartin me vete do t’u kushtojnë shqiptarë mbi 98 milionë euro. Scan ka zbardhur raportin e Ministrisë së Drejtësisë për muajt e parë të vitit 2019, ku analizohen kostot e reformës për periudhën 2017-2021.
Në dokument theksohet se kosto është shumë e lartë për t’u përballuar, shkak për të cilin është krijuar edhe një fond i konsiderueshëm rezerve. Ndërkohë që nënvizohet se shpenzimet e deritanishme kanë qenë të reduktuara për shkak të vonesës së ngritjes së organeve të reja të drejtësisë.
Nga analiza e Ministrisë bie në sy se vetëm shpenzimet kapitale, për godina, zyra e ambiente do të shkojnë në total në vlerën e 39.7 milionë eurove. 10 milionë euro janë parashikuar për shpenzime të tjera, ndërkohë që rreth 1.8 milionë euro do të shkojnë për trajnimin e stafeve të gjykatave e prokurorive.
Lorenc Rabeta/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.