‘Kostumet fluturuese, dronët taksi dhe makinat fluturuese’ – Pse e ardhmja e udhëtimeve urbane është në qiell
Ndihma e shpejtë me avionë, policia kufitare në makina fluturuese dhe punonjësit e qytetit që udhëtojnë me dron, të gjithë tingëllojnë si trillime shkencore, por konceptet janë pjesë e një tregu të avancuar të lëvizshmërisë ajrore (AAM) që pritet të ketë vlerë deri në 15 miliardë euro deri në vitin 2025 .
Ndërsa urbanizimi i lë rrugët e qytetit të mbingarkuar dhe përparimet në teknologji lejojnë automjetet që konsideroheshin të pamundura vetëm dekada më parë, përdorimi i qiellit për avionë të shkallës së vogël është bërë gjithnjë e më tërheqës.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të përdorim transportin rrugor; lëvizshmëria 3D është me të vërtetë e rëndësishme,” tha Anna Kominik, Drejtore në Wisk,.
Wisk, një njësi e Boeing Co, ka testuar Cora, një avion elektrik autonom që ngrihet dhe ulet si një helikopter, në bazën e tij në Tekapo, Zelanda e Re, për katër vjet.
Taksitë ajrore dhe xhiroplanët
Wisk po ndërlidhet me rregullatorët, përfshirë Administratën Federale të Aviacionit të SHBA-së, për të marrë miratimin për përdorimin publik të taksisë ajrore, e cila mund të transportojë dy pasagjerë me shpejtësi deri në 150 km/h.
“67% e popullsisë së botës do të jenë në qytete deri në vitin 2030, kështu që infrastruktura tokësore nuk mund të vazhdojë dhe është e kushtueshme për t’u riparuar,” tha Kominik në një panel diskutimi të regjistruar më 5 nëntor. “Duhet të shkojmë në qielli si burim”.
PAL-V me bazë në Holandë po mban një këmbë në tokë ndërsa del në ajër. Automjeti i tij rrugor me xhiroplan, Liberty, me dy vende, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 180 km/h dhe një rreze fluturimi prej 400 km, mori miratimin për përdorim në rrugët evropiane këtë vit.
Dorëzimi për klientët do të fillojë në vitin 2023 pasi ata të përfundojnë trajnimin e kërkuar, tha Robert Dingemanse, shefi ekzekutiv i PAL-V International.
Ai shtoi se PAL-V kishte porosi, duke përfshirë parapagimet, nga 15 vende, me interes nga 193 vende.
Kominik nuk pranoi të vendoste një orar se kur Cora do të transportonte pasagjerët e saj të parë. “Ne nuk presim që të jemi të parët në treg; ne presim të jemi më të mirët,” tha ajo.
Zhvillimi i një ekosistemi
Tregu i avancuar i lëvizshmërisë ajrore mund të jetë me vlerë pothuajse 15 miliardë euro deri në vitin 2025 dhe 98 miliardë euro deri në vitin 2035, sipas Allied Market Research.
I njëjti raport sugjeron se segmenti i pilotuar do të mbajë më shumë se tre të katërtat e pjesës së tregut në vitin 2025, por segmenti autonom do të rritet më shpejt midis 2025 dhe 2035.
Dingemanse tha se ai priste që Liberty të përdorej për një sërë aplikimesh, duke përfshirë vëzhgimin e tubacioneve, policimin dhe operacionet shëndetësore në zona të largëta.
Në mënyrë të ngjashme, shpikësi britanik Richard Browning ka bërë tashmë teste të avionit të tij Gravity me ushtri në disa vende dhe personel të reagimit emergjent në Mbretërinë e Bashkuar.
Me 317 paund shtytje, kostumi jet mund të mbajë një person për rreth katër minuta. Kompania po punon për përditësime për të zgjatur kohën e fluturimit, dhe Browning ka krijuar një grup të dhënash të përdorimit të jetpack në 35 vende.
Kominik tha se krijimi i një ‘ekosistemi’ të rasteve të përdorimit ishte kritik ndërsa industria dhe teknologjia zhvillohen.
“Kjo kërkon një mentalitet shumë të ndryshëm nga politika e qeverisë, rregullatorët dhe komuniteti,” tha ajo. “Ne duhet ta krijojmë atë sepse nuk është aty për momentin”.
Wisk me bazë në Kaliforni zgjodhi Zelandën e Re sepse ishte unike globalisht në lejimin e provave “përtej vijës së shikimit” të avionëve autonome.
Ndikimi i COVID
Dingemanse dhe Kominik thanë se pandemia e kishte ndihmuar dhe dëmtuar industrinë.
Shitjet e PAL-V u ngadalësuan ndërsa testimi personal u kufizua, tha Dingemanse, por kriza i ka dhënë një shtysë industrisë së avionëve privatë dhe ka përforcuar nevojën njerëzore për t’u takuar ballë për ballë.
“Në këtë kuptim, është një avantazh për zgjidhjen tonë, e cila është hapësira personale kur jeni duke udhëtuar,” tha ai.
Kominik tha se kufizimet e rrepta kufitare të Zelandës së Re kishin penguar disa personel kyç të hynin gjatë muajve të fundit, por gjithashtu nxitën hapjen e një vendi të ri testimi në Australi.
Browning është i prirur të kthehet në demonstratat publike për të frymëzuar një brez të ri.
“Zbarkimi i një kostumi jet 1000 kuaj-fuqi mes një shkolle –sigurisht me një ftesë është një mënyrë mjaft e mirë për të ndaluar fëmijët që të shikojnë një iPad për një moment”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.