KQZ, apel partive politike: “Sillni komisionerët, mos rrezikoni zgjedhjet”

Vetëm pak orë nga shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ky proces i rëndësishëm po vihet në rrezik.
Sipas KQZ, edhe pse në limitin e kohës, partitë politike nuk po depozitojnë propozimet e tyre për komisionerë të Qendrave të Votimit, për të bërë emërimet e komisionerëve.
Sipas deklaratës së KQZ, 16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve, ndërkohë që procesi i shpërndarjes së materialeve të zgjedhore duhet të mbyllet 15 orë para hapjes së votimit.. 16 KZAZ –të që ende nuk kanë propozime për komisionerë janë përkatësisht në qarqet: Shkodër, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Korçë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike që të mos bëhen pengese për administrimin e procesit zgjedhor dhe të dorëzojnë urgjentisht listat emërore për komisionerët e qendrave të votimit me dokumentacionin përkatës pranë KZAZ-ve
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.