KQZ kërkon 27 mln euro fonde – 16.8 mln euro për identifikimin biometrik, 10 mln për votim dhe numërim
Aplikimi për herë të parë i teknologjive në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, është në rrezik, për shkak të mungesës së fondeve. Në një letër drejtuar qeverisë Komisioni Qendror i zgjedhjeve kërkon 27 milion euro fonde shtesë për të mundur që në këto zgjedhje të aplikohet për herë të parë, identifikimi biometrik i votuesve, për të kaluar më tej te pilotimi në 2 qarqe i numërimit dhe votimit elektronik.
Në letrën që KQZ i drejton qeverisë argumentohet se identifikimi biometrik i zgjedhjeve që qendrat e votimit shkon në 16.8 milion euro, ndërsa shifra tjetër prej 10 milion euro shkon për pilotimin të dy qarqe të numërimin dhe votimit elektronik. Në letrën dërguar qeverisë thuhet se aplikimi i këtyre projekteve është në limite të afateve kohore, pasi duhet të fillojë testimi të paktën 145 ditë para datës së mbajtjes së votimeve.
Partitë kryesore politike kanë rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit për aplikimin e teknologjive në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nëse do të aplikohen, kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria përdor teknologjinë në votime.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.