KQZ, rezultatet e fundit deri në orën 14:45. Ja sa kuti kanë mbetur pa u numëruar, votat për secilën parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon të dhënat e fundit sa i takon numërimit të votave në qendrat e votimit, deri në orën 14:45 minuta.
Konkretisht, në rang vendi janë numëruar votat për 5242 qendra votimi nga 5362 të tilla, ku e shprehur në përqindje janë numëruar rreth 97.76 për qind e votave.
Kështu PS ka marrë 74 mandate ose 48.31 për qind e votave, PD ka marrë 43 mandate ose 28.86% të votave, LSI ka marrë 19 mandate ose 14.31 për qind të votave, PDIU me 4.78% të votave ose 3 mandate, ndërsa PSD ka marrë 0.94 % të votave ose një mandat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.