KQZ shqyrton projekt-vendimin – Miratohet mënyra e asgjësimit të fletëve të votimit
Në një njoftim në faqen zyrtare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në mbledhjen e mbajtur është shqyrtuar dhe miratuar projekt-vendimi:
-“Për miratimin e mënyrës së asgjësimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.
KQZ vendosi të hapë kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore, të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30.06.2019 dhe të administrojë dokumentacionin zgjedhor.
Gjithashtu, KQZ vendosi të asgjësojë fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet e datës 30.06.2019, me mënyrën e riciklimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.