Kredia, 50 milion euro për transportin publik – Studimi i fizibilitetit mbyllet në fund të vitit, të dhënat e para mbi përdorimin e autobusëve
Studimi i fizibilitetit mbi transportin e qëndrueshëm në Tiranë do të jetë gati në fund të këtij viti. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani bëri publike disa nga të dhënat e para, që kanë dalë nga ky studim, që evidentojnë numrin e lartë të qytetarëve që përdorin transportin publik në kryeqytet. Githçka u bë me diej gjatë diksutimeve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve , gjatë diskutimit të marrëveshjes së huasë prej 50 mln euro nga KFË-ja gjermane, që parashikohet të shpenzohen për projektin “Transport i Qëndrueshëm në Tiranë”, i cili ka në fokus përmirësimin e transportit urban në kryeqytet.
Ristani vuri në dukje mungesën e investimeve në sektorin e transportit publik.
Ndërkaq, zv. i Infrastrukturës dhe Energjisë, Gjergji Simaku e vuri theksin te ndotja e lartë e ajrit në Tiranë, për shkak të përdorimit të madh të makinave .
Studimi në process do të japë përgjigje mbi kapacitetin e nevojshëm të sistemit të transportit për përballimin e kërkesës për transport; zgjidhjen e problemeve teknike të projektit infrastrukturor; modelin e funksionalitetit, etj.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.