Kredia do të vijojë rritjen/ Raporti i vjeshtës i “BEI”: ”Kërkesa dhe oferta do rriten në 6 muajt e ardhshëm”
Pjesa dërrmuese e grupeve bankare mëmë e vlerësojnë pozicionimin dhe potencialit e tregut bankar në Shqipëri si me potencial të mesëm ose të lartë, por pjesa më e madhe e tyre raportojnë operacione me më pak fitim, thuhet në anketën më të fundit bankare të Bankës Europiane të Investimeve sa i përket Europës jug-lindore.
Sipas raportit të sapopublikuar të vjeshtës, kërkesa për kredi në Shqipëri është përmirësuar, me kushtet e ofertës që kanë rezultuar neutrale pas një zbutje një vit më parë. “Bankat presin që kërkesa të vijojë në trendin rritës, thuhet më tej. Kërkesa për hua vlerësohet të jetë rritur si nga segmenti koorprorativ, po ashtu nga ai familjar, veçanërisht për kompanitë e mëdha dhe për kreditë hipotekore.
“Oferta për kredi ka mbetur disi prapa kërkesës, kryesisht në linjë me rajonin. Por, pavarësisht kësaj, norma e aprovimit të huave është rritur gjatë 6 muajve të fundit, për të gjitha segmentet e kredisë”-nënvizon Banka Europiane e Investimeve. Edhe trendi i kredive me problem projektohet në rënie, paçka se me një ritëm më të ngadaltë se në të shkuarën e hershme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.