Kreditë e buta, Paskali: Deri tani janë shqyrtuar 800 dosje. Shpallja e fituesve në fillim të korrikut
Bashkia e Tiranës është duke shqyrtuar të gjitha aplikimet e bëra për të përfituar nga programi për subvencionimin e interesave të kredisë, apo siç njihen ndryshe, programi i kredive të buta dhe aktualisht janë analizuar rreth 800 dosje.
Deklarata për “Gazetën Shqiptare” është bërë nga nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali, e cila shtoi se nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, shpallja e fituesve do të bëhet në fillim të muajit korrik.
“ Paraprakisht u mendua se procesi i shqyrtimit do të mbyllej këtë javë, por duke qenë se dosjet po shihen me kujdes për të shmangur gabime apo përfitues që mund të penalizohen nga bankat, kërkoi shumë kohë. Në total janë rreth 2400 aplikime, ndërsa po punohet edhe në fundjavë për të përshpejtuar përfundimin e shqyrtimit dhe për të shpallur listën e fituesve” u shpreh Paskali.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.