Kredite tatimore për karburantin e avionit / SHBA planifikon ligj që do incentivojë karburantin me pak karbon

Politikëbërësit në Shtetet e Bashkuara, planifikojnë të prezantojnë një ligj që do krijojë një kredit tatimor për karburantin me pak karbon të avionëve, që sipas tyre do reduktojë emetimin e gazrave ndotës. Legjislacioni do vendosë një incentivë tatimore prej gati 2 dollarë për çdo galon të prodhuar të karburantit të qëndrueshëm të avionëve, që mund të bëhet nga lëndë të para si dhjami, yndyrat e kafshëve dhe vajrat bimorë. Ky çmim do ta bënte një nga subvencionet më të pasura për karburant të pastër. Shtetet e Bashkuara përdorin rreth 45 milionë galonë në ditë të karburantit të avionëve, apo 6% të totalit, sipas Administratës së Informacionit mbi Energjinë. Politikëbërësit kanë bërë thirrje për masa që të luftojnë ndryshimin klimatik, ndërkohë që administrata e presidentit Joe Biden, ka bërë thirrje që ekonomia e SHBA të ketë emetime të gazrave serë në zero deri në vitin 2050, çka nënkupton heqjen e sa më shumë karboni nga atmosfera. Linjat ajrore dhe kompanitë e lëndëve të rinovueshme kanë lobuar në muajt e fundit qeverinë federale që të mbështesë zhvillimin e karburantit të qëndrueshëm për avionët. Udhëtimi ajror kontribuon me 2% të totalit të emetimeve botërore, sipas ekspertëve të aviacionit.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.