“Krenaria” e eksporteve shqiptare – Raporti i OBT: Këpucët dhe domatet janë produktet kryesore “Made in Albania”

Profili tregtar i Shqipërisë i përpiluar nga Organizata Botërore e Tregtisë jep një panoramë gjithëpërfshirëse edhe të produkteve kryesore të eksportit dhe importit. Kështu,. Në total në 2018-ën, Shqipëria ka importuar rreth 5.9 miliardë dollarë mallra dhe ka eksportuar rreth 2.9 miliardë dollarë. Mes produkteve të eksportit manifaktura zë pjesën kryesore me rreth 70%, dhe më pas ndjekin hidrokarburet dhe minierat me rreth 17%, e pastaj agro-bujqësia me rreth 12%.
Sa i përket produkteve jo-bujqësore, Shqipëria ka në vend të parë, me 227 milionë dollarë në 2018-ën, pjesë për këpucë. Në vend të dytë ndjekin këpucët dhe artikuj lëkure, në vend të tretë janë kostumet për burra a djem dhe në vend të katërt bluzat për burra a djem. “Top 5” e mbyll një kategori që nuk është produkt i industrisë fasone; energjia elektrike. Sa i përket produkteve bujqësore, domatet, të freskëta a të shtypura, janë në vend të parë, me rreth 38 milionë dollarë në vit. Më pas ndjekin perime të ndryshme, por me diferencë të ndjeshme nga vendi i parë në renditje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.