Kreu i Dhomës Amerikane, Mark Crawford: ALSE, interes edhe nga kompani të huaja për t’u listuar!
Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë Mark Crawford e vlerëson si një hap tejet pozitiv çeljen e bursës së parë private në Shqipëri ALSE. Në intervistën dhënë gazetares Violeta Shqalsi gjatë punimeve të “Tirana Economic Forum” organizuar nga grupi mediatik SCAN, kreu i Dhomës Amerikane tha se veç kompanive vendase, ka interes edhe nga kompani të huaja që të listohen në bursën shqiptare.
“Bursa është e domosdoshme për tregun e kapitaleve dhe për të tërhequr investime. Është shumë e domosdshme që është hapur Bursa, jo vetëm për shqiptarë por edhe për ata të rajonit dhe te Amerikës, se e bën më të lehtë të investosh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohës për ata që kanë marrë guximin për të hapur një bursë private. Besoj se do të fillojë me bono thesari, obligacione e më pas me aksione. Nëse shohim, sektori bankar ka shumë likujditet, ka shumë depozita me afat të gjatë, që do të thotë se shqiptarët kanë lekë po nuk kanë ku t’i investojnë. Kështu duhet të hapim mjete të tjera për t’u mundësuar shqiptarëve dhe kompanive që të bashkojnë lekët me mundësitë. Dhe Bursa është e domodoshme për ta” tha Crawford.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.