Kreu i JPMorgan kundër Bitcoin – Sulmon përsëri valutat digjitale, Qeveritë do t’i gjurmojnë
Kreu ekzekutiv i bankës më të madhe në Shtetet e Bashkuara, jamie Dimon, ka folur përsëri kundër valutave digjiitale, duke paralajmëruar se Qeveritë do t’i ndalojnë nëse rritja e tyre bëhet shqetësuese.
“Tashmë, këto shihen si një risi, njerëzit tërhiqen prej tyre. Megjithatë, kur rritja e tyre të bëhet shqetësuese, qeveritë do t’i sulmojnë”, tha kreu i JPMorgan.
Dimon shqetësohet se me Bitcoin, ethereum dhe me ofertat fillestare të monedhave, valutat digjitale do të përhapen kudo.
“Po krijojnë diçka nga asgjëja që për mua nuk ka vlerë”, tha ai. Kreu i JPMorgan tha se Qeveritë do t’i gjurmojnë valuat dixhitale dhe do t’i kontrollojnë duke kërcënuar këdo që blen apo shet bitcoin, me burgim.
Këto janë komentet e fundit nga Jamie Dimon, kundër Bitcoin. Më herët gjatë muajit ai i quajti valutat digjitale një mashtrim.
Komentet e tij së bashku me investitorë të tjerë, erdhën pak ditë pas rënies së Bitcoin nga 4,340 dollarë në rreth 2,981.
Që prej atëherë, Bitcoin është rimëkëmbur, duke u rritur përsëri në mbi 3,650 dollarë, sipas CoinDesk. Pavarësisht luhatjeve, vlera e bitcoin është rritur me 264% për këtë vit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.