Kreu i Postës Shqiptare, Laert Duraj për “SCAN”: Ja sa do të rriten pagat e postierëve këtë vit
Postierët dhe shpërndarësit e Postës Shqiptare këtë vit do të përfitojnë një rritje të konsiderueshme të pagës. Lajmin e bëri publik kreu i Postës Shqiptare Laert Duraj në emisionin “Përballje” të Mateo Spahos në TV SCAN.
Duraj tha se rritja e pagës për këtë kategori punonjësish do të jetë “pak më shumë se 10%”. Po ashtu, kreu i Postës tha se këtë vit nuk do të ketë ndryshim të numrit të punonjësve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.