Krifca: Çelet thirrja e katërt e programit IPARD me fokus turizmin rural, artizanatin dhe manifakturën
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ka njoftuar sot çeljen e thirrjes së katërt të Programit IPARD me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit dhe Manifakturës.
Krifca shprehet në njoftimit e saj se turizmi Rural është kthyer në një nga lokomotivat e rritjes së mirëqenies ekonomike në zonat e thella rurale të vendit.
“Ecim përpara drejt objektivit tonë për fuqizimin e zhvillimit rural nëpërmjet zhvillimit të veprimtarive ekonomike në zonat rurale duke rritur drejtpërsëdrejti të ardhurat e familjeve në fshat, duke kontribuar në përmirësimin e jetesës dhe synuar një balancë territoriale ekonomike e sociale,” shkruan Krifca.
Sipas informacionit të publikuar aplikimet do të pranohen deri më datë 25 Shkurt.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.