Krijohet njësia speciale për sigurinë rrugore në Policinë e Shtetit! 4 “misionet” e strukturës së re
Në Policinë e Shtetit është krijuar një strukturë e re operacionale për sigurinë rrugore.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, prej disa ditësh është ngritur dhe funksionon Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore .
Kjo njësi është e përbërë prej 11 punonjës policie të rolit bazë dhe nga një Nënkomisar , të cilët do veprojnë në të gjithë territorin e vendit, me 3 autovetura, 2 Radarë, 4 alkoolteste.
Qëllimi i krijimit të kësaj njësie është:
-Ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.
-Goditja e shkeljeve te rënda si nën efekt alkooli, shpejtësi dhe parakalime në akset kryesore
-Eskortimet elitë
-Trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.
Njësia Operacionale udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Rrugore, dhe në çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.