Krijohet për herë të parë ‘Bursa Shqiptare e Energjisë’ – Balluku: Garanton funksionim të shpejtë dhe fleksibël të tregut
Në një deklaratë për mediat Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi krijimin për herë të parë të “Bursës Shqiptare të Energjisë”.
“Ju bëjmë me dije se në zbatim të politikave të qeverisë shqiptare për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe në përputhje me direktivat europiane për sektorin e energjisë për instalimin e ri e modeleve të ri të tregut të energjisë elektrike , Këshilli I Ministrave ka miratuar në mbledhjen e datës 15 maj 2019, krijimin për herë të parë në Shqipëri të bursës shqiptare energjetike. Bursa si instrumenti me I rëndësishëm I këtij tregu do të operojë dhe do të organizohet në bazë të një platformë elektronike të tregut të ditës në advancë, day ahead dhe të tregut të së njëjtës ditë. Ky akt u bë I mundur në sajë të bashkëpunimit të infrastrukturës dhe energjisë, ministrisë së financave dhe ekonomisë, të IFC sekretariatit dhe komunitetit europian të energjisë dhe aktorë vendas të sektorit energjetik.” – tha ministrja.
Sipas njoftimit, krijimi i bursës është një nxitje për hapjen dhe rregullimin e burimeve të reja elektroenergjetike dhe se do të jetë një shoqëria aksionare e ndarë ligjërisht dhe financiarisht nga SHA.
“ Krijimi I bursës së energjisë shënon një standard të ri të operimit dhe transparencës së këtij sektori dhe do të jetë një nxitje për hapjen dhe rregullimin e tregut të energjisë elektrike që në vetvete do të inkurajojë instalimin e burimeve të reja elektroenergjetike në vend rritjen e furnizimit me energji elektrike integrimin rajonal dhe më gjerë të këtij tregu rritjen e investimeve në sektor më shumë transparencë financiare si dhe standarde të reja përgjegjësie juridike dhe tregtare. Operatori tregut bursa shqiptare e energjisë do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në Shqipëri në formën e një shoqërie aksionare të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga shoqëria operatori I sistemit të transmetimit SHA. Ky operator ka për synimi mbulimin rajonal të tregtisë energjisë elektrike dhe mirëpret pjesëmarrjen në kapital të atyre operatore të sistemit të transmetimit të vendeve me të cilët Shqipëria ka memorandum mirëkuptimi dhe aktivitet tregtar të qëndrueshëm në këtë sektor. Kjo qasje reflektohet dhe në kriteret e vendosura për përzgjedhjen e aksionareve të mundshëm. Sipas këtij vendimi shoqëria e cila do të operojë bursën e energjisë do të themelohet nga OST.” – shtoi Balluku.
Ministrja bëri me dije se do të fillojë edhe procesi i pjesëmarrjes në bursë i operatorëve të tjerë të transmetimit dhe se bursa do të shënojë një standard të ri të operimit dhe transparencës së këtij sektori gjithashtu do të garantojë funksionim të shpejtë dhe fleksibël të tregut.
Menjëherë me krijimin e saj bazuar ne kritere e procedura të cilat do të garantojnë që në fillim seriozitetin dhe shëndetin e bursës së energjisë do të fillojë edhe procesi I pjesëmarrjes në bursë në cilësinë e aksioneve edhe I : operatorëve të tjerë të transmetimit që operojnë në BE ose vende anëtare të komunitetit të energjisë, subjekteve juridike që kanë përvojën në veprimtarinë e operimit të tregut të shkëmbimit të energjisë elektrike në Europe në bazë të rregullave të ngjashme me modelin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri si edhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Standardet e imponuara prej themelimit dhe operimit të bursës shqiptare të energjisë do të ndikojnë direkt dhe indirekt në rritjen e performancës financiare të sistemit dhe tregut elektroenergjetik në Shqipëri. Hapja e bursës ndaj të gjithë operatorëve të tregut si dhe qasja në themelimin e saj do të garantojë funksionim të shpejte dhe fleksibël të tregut rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve shqiptare, transparence financiare në sektorë si edhe përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra kundrejt komunitetit europian të energjisë” – përfundoi ministrja në fjalën e saj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.