Krijohet sistemi i gjurmueshmërisë/ Në fokus problematikat që adresojnë bizneset!
Rrjeti i koordinatorëve të biznesit, së bashku me “ofensivën” e shërbimeve online vijojnë intesivisht punën me rrjetin e koordinatorëve të dedikuar pranë çdo ministrie dhe në agjencitë kryesore shtetërore për të ndjekur me vëmendje maksimale çdo kërkese ë biznesit.
Në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ Ministri i shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen, Eduard Shalsi, ka postuar një njoftim i cili citon se ky departament po ndërton një sistem gjurmueshmërie të të gjitha komunikimeve që sipërmarrës të ndryshëm me zyrat e shtetit në mënyrë që ti përgjigjemi sa më shpejt e cilësisht problematikave që adresojnë bizneset.
”Kemi arritur që brenda një kohe të shkurtër të përmirësojmë dukshëm sistemin duke kuptuar më mirë hallkat e dobëta të tij dhe mënyrën e zgjidhjes së shumë problematikave”, thuhet ndër të tjera në postim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.