Krime mjedisore dhe mos lëshim të kuponit tatimor – Policia procedon penalisht 7 shtetas

Policia e Shtetit njofton se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në vijim të punës për evidentimin, parandalimin e goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit dhe kanë ndaluar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasit A. M., 63 vjeç, A. Sh., 49 vjeç, E. M., 34 vjeç dhe D. B., 20 vjeç, banues në Korçë dhe Pogradec, pasi këta shtetas në bizneset e tyre (bar-kafe, fast-food, piceri) në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, ushtronin aktivitetin tregtar, pa lëshuar kuponin tatimor.
Sipas njoftimit u procedua penalisht shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit të ushtruar në fushën e druve në pronësi të tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 m sterë dru zjarri, pa leje.
Policia bën me dije se edhe shtetasit E. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec dhe R. M., 52 vjeç., banues në fshatin Osnat, Pogradec, u kapën me mjetet e tyre duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.