Krimet mjedisore – Policia procedon penalisht 6 shtetas dhe 1 inxhinier pyjesh
Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Korçë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin e goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Devoll goditën katër raste të tjera.
Në vijim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
– Xh. Ç., 40 vjeç dhe F. M., 52 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasi XH. Ç., është kapur pranë fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar me mjetin kamion tip “Ifë”, 7 m3 lëndë drusore të llojit pishë, pa leje, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi F. M., me detyrë inxhinier pyjesh, dyshohet se ka lëshuar vërtetim për transportin, pa kryer kontrollin e lëndës drusore.
– M. Sh., 29 vjeç dhe G. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, iu gjetën e sekuestruan në total 23 m sterë, dru zjarri, pa dokument shoqërues, sasi e cila dyshohet të jetë prerë pa leje nga këta shtetas.
– Gjithashtu edhe shtetasit I. Z., 62 vjeç, A. L., 29 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, u kapën në këtë fshat, duke transportuar me mjetin tip traktor, trupa pishe, pa lejen përkatëse, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.