Krimi ekonomik – Arrestohen 3 persona, piratonin programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre persona të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik, fshehje të të ardhurave dhe shkeljen e të drejtave të pronësisë industriale.
Sipas deklaratës së policisë, në finalizimin e operacionit “Dream box”, i cili i përket Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, janë sekuestruar 57 aparate Dream box dhe Smart Box, një shumë prej 180 000 lekësh dhe një automjet.
Shtetasit e arrestuar tregtonin në mënyrë të paligjshme aparate “Dream box” dhe “Smart box”, duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.
Policia bën me dije se materialet proceduariale i kanë kaluar Prokurorisë së Përgjithshme të Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.