Krimi ekonomik/ Sekuestrohen 500.000 euro pasuri- Apartamente, automjete dhe llogari bankare
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë ka vendosur sekuestro preventive për 7 pasuri që kapin vlerën 500.000 euro, pasi dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e pastrimit të parave.
“Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit L. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Konkretisht bëhet fjalë për 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete, si dhe 2 llogari bankare.
Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.