Kriza, Brunilda Isaj: Të kursejmë apo shpenzojmë? – Bonot e thesarit do të ofrojnë norma të kënaqshme, fondet bankare po ashtu. Kujdes kriptomonedhat!

Ndërsa momentet e krizave financiare ngrenë pikëpyetje të forta nëse kursimet duhen shtrënguar, fort, shpenzimet duhen reduktuar, e blerjet e rëndësishme duhen shtyrë në kohë, ka gjithnjë një kategori njerëzish që i shohin ato si oportunitete.
E ftuar në Programin Vetting.al, ekspertja e sistemit bankar Brunilda Isaj thotë se mundësi të mira investimesh do të paraqiten në vijim në tregun e bonove të thesarit, të fondeve të investimeve, por edhe në bujqësi, agrobiznes apo turizëm.
Investimi në kriptomonedha, i parapëlqyeri i të rinjve, sipas Brunilda Isaj, duhet parë me shumë kujdes duke marrë në konsideratë luhatjet shumë të forta që shoqërojnë ecurinë e tyre.
Isaj thotë se përtej momenteve të vështira të shkaktuara nga konflikti në Ukrauinë, sistemi bankar shqiptar gëzon një situatë shumë të mirë depozitash, ndërkohë që priten në përmirësim mundësitë e investimeve financiare.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.