Kriza e çmimeve anashkalon Shqipërinë/ Inflacioni në BE, 4.4%, në Shqipëri sipas Eurostat, 2.5%, norma e 4-t më e ulët në Europë

Rritja e çmimeve të konsumit gjatë tetorit, sipas metodologjisë së Eurostat fiksohet në 2,5% në terma vjetorë, nga 2,4% që tregonte metodologjia e Instat. Kështu, rritja më e madhe e çmimeve, prej 3,9% vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Transporti”, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 3,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,6% secili, “Veshje dhe këpucë” me 1,2%, “Shëndeti” me 1,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,4%.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,7%. Në muajin Tetor 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 1,2%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% secili, “Komunikimi” me 0,2%.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SIU – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.