Kriza e çmimeve ndryshon buxhetin – 163 milionë euro për energjinë dhe 49 milionë për shtresat e prekura

Rritja e shpejtë e çmimeve dhe protestat e qytetarëve kanë detyruar qeverinë të marrë masa duke ndryshuar buxhetin e shtetit për të akomoduar nevojat e popullsisë në këtë situatë të pazakontë. Kështu, përmes një akti normative të botuar në Fletoren Zyrtare qeveria ka rishikuar të ardhurat me rritje në 10 miliardë lekë dhe shpenzimet po ashtu në rritje me 10 miliardë lekë, ndërsa defiçiti buxhetor ka qendruar i pandryshuar në 100.8 miliardë lekë.
Konkretisht, në aktin normativ të buxhetit te shtetit 2022 është parashikuar një fond prej 20 miliardë lekësh apo 163 milionë eurosh i cili do të shkojë për mbështetjen e sektorit energjetik. Po ashtu është parashikuar fondi i kontingjencës për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, prej 6 miliardë lekësh apo rreth 49 milionë euro për mbështetjen e shtresave në nevojë, ku përfshihet edhe mbështetja e sektorit të transportit dhe e sektorit të bujqësisë.
Në akt parashikohet gjithashtu edhe indeksimi i pensioneve me një fond prej 3.3 miliardë lekësh. Ndërhyrje janë bërë në uljen e fondit rezervë të qeverisë në afro 250 milionë lekë, uljen e fondit të shpronsimeve me 147 milionë lekë, po ashtu është prekur edhe fodi i emergjencave civile të Ministrisë së Mbrojtjes me 210 milionë lekë. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama se paketa antikrizë prëmban 7 masa kryesore që synojnë mbështejen e shtresave të prekura më së shumti nga rritja e çmimit të naftës, por edhe të produkteve të tjera ushqimore.
Ndryshimet në buxhetin për vitin 2022
Ishin Bëhen
Të ardhurat 536.8 miliardë lekë 546. 8 miliardë lekë
Shpenzimet 637.6 miliardë lekë 647.6 miliardë lekë
Deficiti 100.8 miliardë lekë 100.8 miliardë lekë
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.