Kriza e Venezuelës: “Maduro mbyll kufirin me Brazilin”

Nicolás Maduro, ka urdhëruar mbylljen e kufirit të Venezuelës me Brazilin. Udhëheqësi i majtë njoftoi gjithashtu se ishte duke konsideruar mbylljen e kufirit me Kolumbinë për të ndalur opozitën. Ai mohon çdo krizë dhe e quan planin e shpërndarjes së ndihmës një shfaqje të orkestruar nga SHBA.
Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido është duke udhëhequr një karvan nga kryeqyteti, Caracas, në kufirin kolumbian. Guaidó, kreu i Asamblesë Kombëtare, e konsideroi veten udhëheqës të përkohshëm gjatë protestave anti-qeveritare muajin e kaluar dhe u njoh si i tillë dhe nga dhjetra vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Amerikës Latine.
Guaido do të organizojë një koncert në anën kolumbiane të kufirit për të mbledhur të ardhura për Venezuelën. Ai dhe aleatët e tij shpresojnë të mbledhin ushqime dhe ilaçe në Brazil dhe Kolumbi, duke luftuar kështu politikën e presidentit Maduro.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.