Kriza ekonomike – Basha: Mbyllen 1747 biznese në janar, 35% më shumë se janari 2017
Rreth 600 biznese më shumë janë mbyllur në janarin e vitit 2018 krahasuar me janarin e 2017.
Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka bërë publike një shifër zyrtare të marrë nga Drejtori e Përgjithshme e Tatimeve. Me një status në Facebook Basha ka shkrua se 1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më.
Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 për qind krahasuar me një vit më parë.
Më tej Basha shkruan: “Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.
1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike për krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.”
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.