Kriza tjetër financiare është rrugës

Tërhequr nga normat e ulëta të interesit, çmimet e ulëta të gazit, dhe një kulturë e automjeteve mahnitëse që janë më të shpejta, më të zgjuara dhe më efikase se kurrë, shoferët amerikanë çdo ditë e më shumë po e përjetojnë këtë. Por mos u mashtroni nga pamja sepse ato janë thjesht një borxh i madh.
Borxhi për automjetet në vend ka arritur një rekord në tremujorin e katërt të 2016, sipas bankës Federale të New Yorkut, kur një nxjtje e fundvitit për blerje makinash arriti në një kulm të dyshimtë prej 1.16 trilionë $. Kombinimi i makinave të reja dhe problemit të kreditit shtrihet nga Subarut në Main deri në Teslat në San Francisko.
Është një numër alarmues, mjaft i madh aq sa për të nxitur zërat e një flluske. Në fakt akumulimi i borxhit do të mbulojë koston e 43.4 milion kamionçinave F-150, një për çdo tetë persona në vend. Një formë tjetër për ta kuptuar më mirë: Çdo drejtues i licencuar në SHBA ka borxh rreth 6100 $ në pagesat e makinave.
Por tregu për makina është shumë më i ndryshëm se ai për shtëpi në radhë të parë sepse automjetet janë asete fluide, ato janë shumë më të lehta për tu rimarrë apo rishitur. Për më tepër, pagesat e makinave kanë tendencën të jenë më të lira se hipotekat dhe njerëzit priren të përdorin makinat e tyre më shumë. Kështu që kur vjen koha për ti dhënë prioritet faturave, kreditë për auto zakonisht marrin precedent mbi gjërat e tjera.
Është e vërtetë që pagesat e kësteve për kreditë e makinave po rriten, por ato janë përsëri më te ulëta se sasia për vonesat e kredive studentore si dhe ato të kartave të kreditit. Pra mund të themi që ata që përgatiten për një kolaps ekonomik global, pagesat e kredive të makinave nuk duhet ti shqetësojnë. Por ata duhet te shqetësohen ashtu si dhe menaxherët e lartë të industrisë së prodhimit të makinave.
Përveç disa nisjeve të reja të cilat kanë financime, janë prodhuesit të cilët ofrojnë kredi te blerësit me risk te lartë. Ata kanë më shumë iniciativë nxitëse për ta kryer një blerje dhe në mënyrë të ndryshme nga bankat, gjenerojnë fitime dhe nga kredia por dhe nga produkti por kjo vetëm nëse çdo gjë shkon sipas planit.
Në dy vitet e fundit, shoferët e SHBA me një historik të keq pagesash kanë huazuar 244 miliard $ në blerjen e makinave, një llogaritje e cila ende nuk përputhet që nga viti 2006 dhe 2007.
Problemi është se shumica e këtyre shoferëve thyejnë rekord në keq menaxhimin e financave të tyre. Kompanitë e makinave dhe njësitë e tyre financuese përbëjnë pothuajse gjysmën e gjithë kredive të makinave në ditët e sotme por ata nënshkruajnë tre të katërtat e kredive që u shkojnë kompanive nënkontraktuese.
Problemi është që shumica e këtyre shoferëve kanë një të shkuar të dyshimtë për menaxhimin e financave të tyre. Kompanitë e automobilave dhe njësitë financiare , përbëjnë pothuajse gjysmën e totalit të kredive për blerjen e automobilave, ata sigurojnë tre të katërtat e kredive që shkojnë për blerës tepër riskoz me një normë interesi shumë të lartë.
Në momentin që fillojnë vonesat e kësteve, këto kompani do të jenë të parat qe do e ndiejnë. Po kështu konfirmon edhe Fed, e cila pohon që vonesat e kësteve po godasin ashpër prodhuesit e makinave, ndërsa bankat dhe unionet e kreditit po përmirësojnë të dhënat për sa i përket vonesave te kësteve.
Përshtati: Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.