Kroacia do të rrisë taksën turistike me 25% në 2019 –ën

Kroacia do të rrisë taksën turistike me 25% në 2019 –ën. Qeveria kroate ka njoftuar një rritje të taksës turistike të aplikueshme për vizitorët me 25%. Me përjashtim të kampeve, tarifat e reja do të zbatohen për të gjitha strehimet. Vizitorët në destinacionet popullore turistike do të paguajnë 10 kuna (1.4 Euro) për person për një natë.
Taksa turistike nëpër kampingjet do të mbetet statike me 8 kuna për person për një natë. Rregullorja e re duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2019 dhe do të zbatohet vetëm gjatë sezonit më të lartë turistik. Sipas një deklarate të publikuar në faqen e internetit në Bordin e Turizmit të Kroacisë, fondet e mbledhura do të përdoren për të forcuar disi pozicionin e Kroacisë në një industri konkurruese globale të turizmit. Gari Cappelli, ministri i turizmit i vendit dhe kryetari i bordit turistik kroat, tha se tatimi nuk do të absorbohet nga thesari i shtetit.
Në vend të kësaj, paratë do të rishpërndahen nëpër qytetet, komunat, si dhe në Bordin Kombëtar Kroat Turistik (HTZ) dhe Kryqi i Kuq. Më tej, ai shtoi se tatimi ekzistues turistik ka mbetur i fiksuar që nga viti 2005.
Në vitin 2017, Bordi Kroat i Turizmit mblodhi 464 milionë kuna (55 milionë funte) nga taksat turistike, sipas Total Croatia News. Popullariteti i vendit evropian me turistët nga Mbretëria e Bashkuar është rritur jashtëzakonisht gjatë 30 viteve të fundit. Në vitin 1995, 1.3 milion britanikë vizituan pikën e nxehtë të Ballkanit, duke arritur në 15.7 milion në vitin 2017.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.