Kroçeret trendi i ardhshëm i udhëtimeve – Çfarë duhet të prisni në 2018 ?
Kroceret po bëhen shpejt trendi i ardhshëm më i madh i udhëtimit, pasi si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit vendosin të zgjedhin këtë formë udhëtimi për pushimet e tyre.
Me çmime gjithëpërfshirëse dhe një sërë destinacionesh për të zgjedhur është e lehtë të kuptohet pse.
Ofruesit e festave do të fillojnë të modernizojnë pushimet në krocere me disa ndryshime dhe eksperienca të reja gjatë vitit të ardhshëm.
Përpara se të niseni për një udhëtim me anije, mund të jetë e vështirë që të shkoni në portin nga ku anija do të niset dhe kjo do të thotë fluturime të shtrenjta, kufizime në bagazh, prandaj më shumë udhëtime me anije do të thotë më pak fluturime.
Sipas ROL Cruise, 50 për qind e klientëve preferojnë një udhëtim me anije porti i të cilës është i lehtë për t’u arritur pa nevojën e një fluturimi, në mënyrë që të shmangin radhët e gjata nëpër aeroporte, si dhe të kenë mundësi të marrin më shumë valixhe.
Linjat e lundrimit si MSC, Disney Magic dhe P & 0 po lançojnë anijet e 2018 dhe 2019 në Mbretërinë e Bashkuar të cilat do të jenë më të arritshme së shpejti
Sipas ATA Travel Association, udhëtimet aventuriere janë rritur me 65 për qind ne pesë vitet e fundit që e cila ka ndikuar në industrinë e lundrimit.
Ndërsa mosha më e vjetër dhe çiftet e martuara pritet që të jenë klientela e udhëtimeve me anije, tashmë kjo është zhvendosur te një moshë më e re.
Gati gjysma e udhëtarëve të lundrimit janë nën moshën 50 vjeçare, madje shumë anije tani shërbejnë për mysafirët që janë midis 21 dhe 45 vjeç.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.