Krokodili më i vjetër në botë bëhet 83 vjeç! Quhet Mujë dhe jeton në një pishinë në Beograd. E sollën gjermanët gjatë pushtimit

Muja është një krokodil që prej 83 vitesh jeton në një pishinë të vogël në Beograd. Ai konsiderohet si aligatori më i vjetër në botë që mbahet në kopsht zoologjik. Aligatori ka mbërritur në Beograd në gushtin e vitit 1937 nga një kopësht zoologjik gjerman.
Referuar raportimeve të vitit 1937, Muja ishte 2 vjeçar kur mbërriti në Beograd, një vit pasi ishte hapur kopështi zoologjik. Por në fotot e raportimeve mediatike të atyre viteve, sipas kujdestarit të kopshtit zoologjik, ai duket më i rritur, çka ka bërë që të besohet se ai është 90 vjeçar aktualisht.
Sipas veterinerit, me kushtet shëndetësore që ka aktualisht, mund të arrijë edhe moshën 100 vjeçare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.