Kryebashkiaku Veliaj: Më 10 qershor hapet sheshi Skënderbej. Nisim këtë javë “testimin” e shatërvanit
“Sheshi Skënderbej do të hapet më datë 10 qershor”.
Kështu është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj në një takim të zhvilluar në Këndin e Lojërave te Parku i Liqenit Artificial, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili e ka pyetur kryebashkiakun se në cilën datë do të hapet sheshi në qendër të kryeqytetit.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj tha se që nga kjo javë do të nisë testimi i shatërvanit.
“Sheshi Skënderbej hapet me datë 10 Qershor. Këtë javë do të testojmë shatërvanin për të parë sa mirë funksionon. Sheshi ka dalë shumë i bukur. Kemi mbjellë edhe shume pemë rreth e rrotull, që të mos ketë vetëm pllaka për koncerte dhe takime, por të ketë një pjesë vetëm pemë. Një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq”, tha Veliaj gjatë këtij takimi.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.