Kryebashkiaku i Firences në Tiranë: Do të intensifikojmë marrëdhëniet mes dy qyteteve

Italia dhe Firence do të jenë gjithmonë e më të pranishme në të ardhmen e Tiranës.
“Marrëdhëniet mes dy qyteteve të binjakëzuara në vitin 2001 do të intensifikohen”.
Këtë e tha kryebashkiaku Dario Nardella, i cili ndodhej mëngjesin e të shtunës në Tiranë për një takim me homologun Erion Veliaj.
Pas një takimi formal në zyrën e Veliajt në bashki, dy kryebashkiakët vizituan disa nga kantieret e shumta në Tiranë. Me interes të veçantë për kryetarin e Bashkisë së Firences ishte plani rregullator i Tiranës, hartuar nga arkitekti italian Stefano Boeri.
Ndërkohë projektet e tjera si stadiumi kombëtar mbajnë firmën e arkitektin nga fiorentin Marco Casamonti.
“Me kryebashkiakun Veliaj diskutuam për të ardhmen e bashkëpunimit në fushat e shërbimeve turistike dhe kulturore. Sa i përket menaxhimit të shërbimeve publike, diskutuam konkretisht për të bashkëpunuar në ndriçimin e qytetit dhe survejimin me kamera, duke promovuar një nga shoqëritë tona publike më të mira për qytetet Smart, si dhe rinovimin e impianteve të Tiranës”, tha kryetari i Bashkisë së Firences.
Para takimit të tyre, Nardella dhe Veliaj kanë mbjellë në një lulishte disa pemë të ardhura nga Pistoia në Itali.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.