Kryedemokrati Basha akuzon Ramën: “Mashtroi për çmimin e energjisë elektrike, duhet të largohet”
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjete sociale ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Kreu demokrat shkruan se Rama gënjen pasi sipas tij ai e ka rritur çmimin e energjisë, ndonëse ka premtuar ulje. Për këtë, sipas tij, Rama duhet të largohet nga pushteti.
“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu – ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan kryedemokrati.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.