Kryeministri belg viziton Shqipërinë, Rama: I meritojmë negociatat. Michel: Vendimi, në qershor
Kryeministri, Edi Rama, priti në një takim homologun e tij belg, Charles Michel.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp dhënë menjëherë pas takimit kokë më kokë, Kryeministri Edi Rama tha se biseda u përqendrua të rekomandimi për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Rama falënderoi kryeministrin Belg për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërkohë që theksoi se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave.
Nga ana e tij kryeministri belg nënvizoi se vendi i tij nuk ka ende një përfundimtar për çeljen e negociatave, ndërkohë që cilësoi shumë të rëndësishëm muajin qershor.
Michel do të vijojë vizitën në Ballkan me takime në Beograd, për të dhënë një mesazh inkurajimi për rrugëtimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.