Kryeministri Boris Johnson siguron fëmijët: Babagjyshi do të vijë këtë vit, pavarësisht Covid-it!
“Nuk do të ketë masa shtrëngues për Babagjyshin pavarësisht emergjencës së Covid”. Fëmijët britanikë janë siguruar për këtë nga kryeministri Boris Johnson i cili me një postim në rrjetet sociale i është përgjigjur kërkesave të shumta që i kanë ardhur nga fëmijët.
“Monti, është 8 vjeç dhe më ka shkruajtur për të më pyetur nëse këtë vit babagjyshi do të jetë në gjendje që t’i sjellë dhurata” shkruan Johnson, duke i bashkangjitur fjalisë edhe ikonën e Krishtlindjeve.
“Kam pasur një serë letrash për këtë çështje ndaj edhe kam folur me ekspertët dhe tani mund t’u siguroj se Babagjyshi do të mund të ngarkojë slitën e tij për të bërë dërgesat e dhuratave këtë vit!“ shkruan në postimin e tij kryeministri britanik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.