Kryeministri çek paralajmëron për zgjedhje të parakohshme nëse koalicioni dështon
Kryeministri çek Andrej Babis tha të dielën mbrëma, se do të kishte zgjedhje të parakohshme nëse partneri i tij i koalicionit do të vazhdonte me kërcënim për tu larguar, duke ngritur perspektivën e trazirave të tjera politike përpos javëve të protestave masive në rrugë kundër sundimit të tij. Babis tha në një debat televiziv se kishte përjashtuar tashmë mundësinë e mbështetjes së partisë së ekstremit të djathtë, anti-BE dhe anti-NATO Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe e Lirë, kështu që një votim i ri do të ishte opsioni i vetëm.
“Unë besoj se Social Demokratët nuk do të largohen nga qeveria,” tha Babis, duke iu referuar partnerit të tij të vogël të koalicionit të majtë. “Pse do ta bënin? Do të ishte një vetëvrasje e plotë, sepse do të thotë de facto zgjedhje të parakohshme”, shtoi ai. Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për në fund të vitit 2021.
Qeveria e koalicionit të pakicave e Babis i mbijetoi mocionit të mosbesimit të sjellë nga opozita në lidhje me protestat ditën e enjte. Por menjëherë u zhyt në trazirë kur Social Demokratët kërcënuan të largohen në shenjë proteste ndaj refuzimit të Presidentit Millosh Zeman për të emëruar një ministër të ri të kulturës nga radhët e tyre. Ata i kanë bërë thirrje Babisit që të shtyjë presidentin për të caktuar takimin. Por Zeman ka refuzuar të pranojë, duke thënë se preferon ministrin aktual.
Në një sondazh opinioni nga agjencia Kantar, e publikuar nga Televizioni Çek të dielën, rezultoi se partia e Babis ‘ANO vazhdon të udhëheqë pjesën tjetër, por leximi prej 25.5% ishte më i keqi që nga viti 2016.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.