Kryeministri Draghi: Mjaft vaksinuat ata që janë nën 60 vjeç! Me çfarë ndërgjegje të rinjtë kapërcejnë radhën dhe rrezikojnë të moshuarit?
“Duke e banalizuar mund të them: Mjaft i vaksinuat ata që janë nën 60 vjeç, të rinjtë, 35 vjeçarët, psikologët, përfshirë ata që janë në sistemin shëndetësor. Me çfarë ndërgjegje një i ri kapërcen listën dhe vaksinohet duke e ditur që po lë të rrezikuar realisht një person që është mbi 75 vjeç dhe që është në rrezik real për jetën?”.
Kanë qenë këto deklaratat e kryeministrit italian Mario Draghi .
Këto deklarata Draghi i bën në një kohë kur Italia ka shpallur ambicien për të arritur një kuotë ditore vanksinimit prej 500 mijë personash e kur po nis të mendojë për një hapje të vendit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.