Kryeministri e konfirmon: Shqipëria hap dyert për emigrantë për të punuar! Mundësi kompanive që të rekrutojnë
Shqipëria do të hapë kufinjtë për punonjësit e huaj. Kjo u konfirmua nga kryeministri në fjalën e mbajtur në parlament. Kryeministri tha se tani do t’i japim mundësi kompanive që të rekrutojnë punonjës të huaj për të ardhur për të punuar në Shqipëri, nese kjo do të jetë e nevojshme si pasojë e vendeve të punës që nuk plotësohen me punonjës vendas.
“Është një sfidë e madhe e të gjithë rajonit, e gjithë Europës Lindore dhe në këtë sfidë ne kemi mundësi që me avantazhin e krijuar me një procedurë terësisht të lehtësuar prej vetëm 7 ditësh për marrjen e punonjësve nga jashtë, te kemi punonjës nga jashtë për sektorët që kërkojnë punonjës dhe që vuajnë shumë për mungesa si pasojë e refuzimit të shumëkujt për të punuar në sektorin privat në pritje të një pune në shtet” tha kryeministri ndërsa evidentoi programin e rindërtimit dhe nevojat për krah pune që do të krijojë ky program.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.