Kryeministri i Izraelit merr dozën e tretë – Bennet lajmëron zgjerimin e fushatës për njerëzit mbi 40 vjeç
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, ka marrë një dozë të tretë të vaksinës së Pfizer ndaj Covid-19, pasi vendi zgjeroi fushatën e dozës nxitëse për njerëzit sipër 40-vjeç, në kundërpërgjigje të përhapjes së variantit Delta. Rastet e reja në Izrael janë rritur që kur u shfaq delta dhe Bennettm 49-vjeç, është përpjekur të shmangë një karantinë kombëtare që godet ekonominë, përshpejtuar dozat e treta. Njerëzit sipër 60-vjeç nisën të marrin dozat e treta në Korrik, përpara se mosha të niste rënien gradualisht në 40.
Ministria e Shëndetësisë përmendi zbehje të imunitetit dhe rritje të infektueshmërisë së variantit delta. Autoritetet theksuan se dozat nxitëse do të administrohen tashmë tek personat mbi 40-vjeç, që kanë marrë dozën e dytë të paktën 5 muaj më parë. Ministria rekomandoi mësuesit, punonjësit e shëndetësisë dhe gratë shtatzënë të të gjitha moshave. Mbi 1 milionë e popullsisë totale prej 9.3 milionë ka marrë një dozë të tretë, që sipas ofruesit të kujdesit shëndetësor në Izrael, ishte 86% efektive në parandalimin e infeksionit. Shkencëtarët dhe agjencitë e shëndetësisë nuk kanë pëlqyer ende nevojën e një dozë të tretë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se të dhënat aktuale nuk justifikojnë një dozë të tretë dhe se njerëzit e cënuar në botë duhet të vaksinohen përpara se vendet e pasura të japin dozë nxitëse. Pfizer ka thënë se efektshmëria e vaksinës bie me kalimin e kohës dhe një dozë e tretë tregon nivele shumë më të lartë të antitrupave kundër virusit origjinal dhe varianteve Beta dhe Delta.
Klevis llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.