Kryeministri i Suedisë jep dorëheqjen / Humb votëbesimin pasi partia e Majtë tërhiqet nga koalicioni i “brishtë”
Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, tha në nisje të Javës se ka njoftuar për dorëheqjen e tij, duke i dhënë kryetarit të parlamentit detyrën për të gjetur një tjetër kryeministër. Lofven humbi votëbesimin në parlament më 21 Qershor, pasi partia e Majtë u tërhoq nga koalicioni, duke shkaktuar bisedime të ashpra, ndërkohë që qendra e majtë dhe qendra e djathtë u përpoqën të ofrojnë mbështetje të mjaftueshme për të krijuar një qeveri. Lofven kishte kohë deri në mesnatë për të gjetur mbështetje në parlament, çka bëri që të japë dorëheqjen, duke i lejuar kryetarit të parlamentit që të formojë një qeveri të re, me shpresën që të riemërohet. Lofven, një ish kryetar i sindikatave, ka drejtuar një koalicion të brishtë me të gjelbrit që prej vitit 2018, duke u varur tek mbështetja nga 2 parti të qendrës së djathtë dhe partia e Majtë, për të qëndruar në pushtet. Blloqet e qendrës së majtë dhe të djathtë janë tashmë të balancuar në parlament dhe sondazhet tregojnë se zgjedhjet e përgjithshme mund të mos ndryshojnë situatën. Lofven i’u deshën 4 muaj që të formojë një qeveri, pas zgjedhjeve të vitit 2018.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.