Kryeministri publikon fotot – Si do të jetë Teatri i ri Kombëtar?!
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar sot fotot e projekt-idesë për teatrin e ri Kombëtar të konceptuara nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels.
Sipas njoftimit të Ramës vepra e përfunduar do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt.
Ndërkohë pas prishjes së godinës së vjetër ditën e djeshme kanë pasuar protesta nga populli dhe figura të ndryshme të artit dhe politikës shqiptare.
Gjithashtu ditën e sotme opozita ka paralajmëruar që në orën 16:30 do të zhvillojë një protestë në mbështetje të Aleancës së teatrit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.