Kryeministri Rama takim me homologun Tsipras – Në fokus, reformat, shkëmbimet tregtare e investimet e huaja
Thellimi i marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin politik, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja ishin edhe fokusi i takimit të kryeministrit Edi Rama me homologun grek Alexis Tsipras.
Krerët e shteteve u takuan gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mesa vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.
Reformat e ndërmarra nga Shqipëria me qëllim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian ishte po ashtu një tjetër pikë kyçe ku u përqendrua biseda mes dy kryeministrave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.