3 ofertat për Rrugën e Arbrit. Ja kur zgjidhet operatori fitues
Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” zhvilloi sot një mbledhje në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
3 operatorët ekonomikë që shprehën interes bazuar në sistemin elektronik ishin:
Operatori Ekonomik Adem Pojani , i cili parashtroi disa dokumenta që u cilësuan të pamjaftueshme për t’u cilësuar si një ofertë zyrtare.
Operatori Ekonomik Shoqëria “Alb-Star”sh.p.k., nga i cili nuk u evidentuan të dhënat e ofertës financiare pavarësisht paraqitjes së dokumenteve.
Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a. i cili propozoi shumën e vlerës së projektit prej 33.6 miliardë lekë. Së bashku me dokumentacionin bashkangjitur ishte edhe një Propozim Financiar.
Komisioni do të bëjë shqyrtimin final të ofertave të paraqitura brenda afatit 60 ditor të përcaktuar me ligj për të marrë edhe vendimin përfundimtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.