Kryeministri thirrje për pjesëmarrje në konkursin për regjistruesit e rinj në 26 ZVRPP

Ministria e Drejtësisë ka shpallur disa ditë më parë konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Kryeministri Edi Rama u bën apel për pjesëmarrje të interesuarve për vendet vakante për këtë pozicion në 26 Zyra Vendore.
Po ashtu, ka theksuar edhe njëherë përfundimin e afatit, që është edhe data 25 Tetor. Të interesuarit duhet të plotësojnë disa kritere bazë në mënyrë që të kenë mundësinë të jenë fitues në këtë konkurs.
Në to përfshihen shtetësia shqiptare, arsimi përkatës (juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik), përvojë pune jo më pak se 7 vjet në administratën publike, etj.
Po ashtu, konkurrentët duhet të kenë parasysh edhe dokumentacionin përkatës të përcaktuar në udhëzues.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.