Kryenin aktivitet të jashtëligjshëm – AKU godet thertoret në Përmet e Burrel, bllokon 331 kg mish
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 331 kg mish në Përmet e Burrel për shkak të kushteve të rënda higjieno-sanitare në vijim të kontrolleve për disiplinimin e thertoreve.
Konkretisht, sipas AKU-së në Përmet u kap në flagrancë shtetasi me iniciale A.L i cili kryente therje të jashtëligjshme në një ambient të paregjistruar. Përveç bllokimit të produktit (21 kg mish) dhe veglave të punës, trupa inspektuese e AKU-së vendosi ndaj tij masë administrative me gjobë prej 200 mijë lekë si dhe ndalim të menjëhershëm të aktivitetit.
Ndërsa, gjatë kontrollit të ushtruar në Burrel, shtetasit I.Ll iu konfiskua 310 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare, përkatësisht: mish vici 275 kg, mish qingji 35 kg si , 6 krerë gjedh ku 3 prej tyre ishin pa matrikuj. AKU vendosi masë administrative me gjobë 400 mijë lekë si dhe ndalim të menjëhershëm të aktivitetit.
Ndërkohë, nga të dhënat bëhet e ditur se kjo ishte hera e dytë që AKU ka marrë të njëjta masa ndaj shtetasit I.Ll.
AKU iu bën thirrje konsumatorëve që të tregojnë kujdes në blerjen e produkteve shtazore si dhe inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkelje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.