Kryetari i ri i bashkisë së New York investon pagën e tij të parë në Bitcoin dhe Ethereum!
Kryetari i ri i bashkisë së qytetit të New York, Eric Adams, planifikon të konvertojë pagën e tij të parë këtë javë në dy kriptovaluta, për të cilat ai pretendon se janë si një motor potencial ekonomik për qytetin.
Zyra e Demokratëve njoftoi të enjten se paga e parë e Adams do të depozitohet në Coinbase, një shkëmbim online që përdoret për blerjen e kriptomonedhave, dhe më pas do të konvertohet në Ethereum dhe Bitcoin.
Përdorimi i zyrës së tij publike nga Adams për të promovuar industrinë e kriptove tërhoqi kritika nga të paktën një grup mjedisor, Seneca Lake Guardian, i cili vuri në dukje se krijimi dhe menaxhimi i kriptomonedhës mund të konsumojë sasi të mëdha energjie, shpesh të prodhuar nga termocentralet që kontribuojnë në ndryshimi i klimës.
Qyteti vuri në dukje në njoftimin e tij të lajmeve se rregullat federale të punës e ndalojnë qytetin të paguajë punonjësit në kriptomonedhë, por se çdo punëtor i paguar në dollarë amerikanë mund të përdorë një shkëmbim për të blerë kriptomonedhë.
Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit Letitia James ka hetuar platformat e tregtimit të kriptomonedhave dhe ka paralajmëruar vitin e kaluar se investitorët “duhet të vazhdojnë me kujdes ekstrem kur investojnë në monedha virtuale”. Adams ka sugjeruar që teknologjia e kriptomonedhës dhe blockchain, një libër dixhital ku regjistrohen transaksionet në monedhë virtuale, duhet të mësohet në shkolla.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.